Offset ka nderuar së fundmi mikun dhe kushëririn e tij të ndjerë, Takeoff, me realizimin e një tatuazhi në trup.
Reperi i “Migos”, 31-vjeçar, të shtunën zbuloi portretin e reperit të përjetësuar tashmë në shpinë.
“Të dua”, ka qenë përshkrimi që Kiari Kendrell Cephus (emri i vërtetë) ia ka vënë postimit.
Takeoff, emri i vërtetë i të cilit ishte Kirsnick Khari Ball, u qëllua për vdekje gjatë një nate jashtë në Houston, Texas, më 1 nëntor 2022.
Ai ishte vetëm 28-vjeçar.
Takeoff ka lindur në Lawrenceville, Georgia, në vitin 1994.
Ai filloi të bënte rap me reperët Quavo dhe Offset, xhaxhanë dhe kushëririn e tij, përkatësisht, në vitin 2008 nën emrin kolektiv Polo Club.
Në vitin 2011, treshja publikoi “Juug Season”, mixtape-in e tyre debutues si Migos.
Migos janë më të njohur për bashkëpunimin e tyre të vitit 2016 me Lil Uzi Vert të titulluar “Bad and Boujee”. /Telegrafi/