BP Home Investment është një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në Kosovë dhe udhëheqëse e revolucionit të madh të të bërit biznes duke u fokusuar drejt eksportit nga Kosova dhe globalizimit.
Ky revolucion i nisur nga kompania prestigjioze kosovare natyrisht se kërkon gjithpërfshirje.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare të BP Home në Facebook, është drejtori ekzekutiv, Mentor Pllana, ai që kërkon përfshirjen e diasporës, të cilët i konsideron krenari të vendit tonë.
“Diaspora shqiptare është krenaria jonë në gjithë botën. Sipas statistikave, sot mbi 85% e bizneseve shqiptare në diasporë si veprimtari primare e kanë ndërtimtarinë, patundshmërinë, restorantet dhe ushqimin që në parim është patundshmëri”.
“Kjo do të thotë se ne si popull jemi ndërtimtar dhe zhvillues e po ndërtojmë e zhvillojmë botën ku do që jetojmë”, thekson mes tjerash drejtori ekzekutiv i BP Home, Mentor Pllana.
BP Home Investment pa dyshim se i sheh bizneset shqiptare të diasporës si bashkëpunëtorë lokal në shtetet ku ata jetojnë dhe veprojnë dhe ekzistojnë disa forma të bashkëpunimit për të cilat i bën thirrje të gjithë të interesuarve në këto fusha:
1. Bashkëpunim në formën e Nënkontraktorit – BP Home Investment ka nevojë për kompani ndërtimore në Evropë, Skandinavi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të cilat do të bashkëpunonte dhe finalizonte projekte ndërtimore.
2. Bashkëpunim në formën e Ndërmjetësit – BP Home Investment ka nevojë për agjentë të shitjes, agjentë për gjetjen e tokave për ndërtim dhe komunikim me autoritetet lokale për leje ndërtimi, që në masë të madhe do t’i jepte rrjedhshmëri bashkëpunimeve.
3. Bashkëpunim në formën e Investitorit – Kompania e mirënjohur kosovare mirëpret bashkë investitorë nga diaspora. Vetëm së bashku mund të arrihen gjërat e mëdha. Dhe synimi është që të krijohet shitje, dhënie me qera të objekteve dhe investim – së bashku.
4. Bashkëpunim në formën e Partnerit – synohet hapja e bizneseve të përbashkëta të bazuara në projekte. Qëllimi është që të ndërtohet bashkë, ndërmjetësohet bashkë, investohet bashkë dhetë shitet bashkë e të jepen me qira projekte të ndryshme së bashku me bashkëpunëtorët e diasporës.
Gjithë revolucionin biznesor të nisur nga BP Home, drejtori ekzekutiv, Mentor Pllana, e përshkruan me tri fjalë: Bashkëpunim, Inovacion dhe Globalizim.
“Hapi i parë do të jetë bashkëpunimi, hapi i dytë do të jetë inovacioni, përmirësimi i produkteve dhe shërbimeve në çdo vend ku operohet e pastaj hapi i tretë do të jetë globalizimi i këtyre produkteve dhe shërbimeve përmes rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare në katër kontinente apo 22 shtete të botës ku veç dihet se jemi prezent”, deklaroi CEO i BP Home Investment, Mentor Pllana.
Për të gjithë të interesuarit nga diaspora, për më shumë detaje kontaktoni drejtpërsëdrejti BP Home Investment në kontaktet të cilat gjenden në videon e tyre.