Site icon Telegrafi

Odyssey 21 me 521 kuaj fuqi, makinë e fuqishme për të gjitha terrenet

Makinë e fuqishme elektrike, që mund të garojë nëpër terrene të vështira

Popullariteti i makinave SUV për të gjitha terrenet, është rritur shumë dhe kemi modele të fuqishme se Tesla Model X, Rivian R1T dhe Jaguar I-Pace, transmeton Telegrafi. Mirëpo, asnjëra nuk është si Odissey 21 që është prodhuar nga Extreme E, dedikuar për gara male të thepisura apo lugina me baltë.

Pjesëmarrësit në Goodwood Festival of Speed, kanë pasur mundësinë e mirë, që ta shohin këtë makinë të fuqishme, duke demonstruar mundësitë në lëvizje. Specifikat nuk janë bërë të ditura, por thuhet se e ka një motor të fuqishëm elektrike që prodhon 521 kuaj fuqi.

Kjo fuqi dhe sistemi i ndërtimit, i ndihmojnë që nga zero deri në 100 kilometra në orë, t’i zë për 4.1 sekonda, derisa lëvizë në pjerrtësi prej 130 për qindësh. Rrotat Continental me 37 inç, i mundësojnë të lëvizë në 52 shkallë që është pozitë më shumë vertikale se sa horizontale.

Nuk është bërë e ditur se kur do të lansohet Odysse 21, mirëpo dihet se do ta shohim shumë shpejtë nga gara. /Telegrafi/

Exit mobile version