Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Për shkak të tenderëve të Zaevit, çmimi i rrymës mbetet i lartë

“Tenderët e turbullt në REK Manastir, ku kompanitë e afërta me Zaev-in pompuan dhjetëra milionë euro dhe e shkatërruan termocentralin për 7 vjet, nuk janë krim për Filipçen”, njofton OBRM-PDUKM.

“Tenderi prej 43 milionë eurosh për minierën e kompanisë Markovski, i cili tani është anuluar nga menaxhmenti i ri në REK Manastir, është vetëm një pjesë e shumë tenderëve ku kompanitë si Javor Trans dhe të tjera, afër Zaevit të shfuqizuar, pompuan miliona. Mbrojtësi i Zaevit, Filipçe, nuk heq dorë nga mentori i tij dhe me këtë nuk heq dorë nga çmimi më i lartë i rrymës që shkaktoi vuajtje të popullit dhe as nga krimi në QRE Manastir. Filipçe dhe lidershipi i tij nuk heqin dorë nga Zoran Zaev i cili nuk ka fuqi më, por përkundrazi, vazhdojnë me politikat e tij për të udhëhequr LSDM-në”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Exit mobile version