Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Me arrestimet e fundit bëhet padrejtësi dhe shkaktohet pakënaqësi, ndasi dhe tendosje

OBRM-PDUKM-ja ka vazhdur me protestat e saj edhe në ditën e sotme, ndërkaq në mbrëmje kanë protestuar para Ministrisë së drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM-ja tha se me arrestimet e montuara dhe vendimet e porositura gjyqësore bëhet një padrejtësi, dhe se këto padrejtësi do të shkaktojnë padrejtësi tjera, hakmarrje, pakënaqësi, ndasi dhe tendosje të reja.

Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja i ka filluar protestat tash e një javë më parë kundër arrestimeve të anëtarëve të saj dhe të deputetëve të saj, në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Edhe Koce Trajanovski, ish-kryetar i Bashkisë së Shkupit, doli në mbrojtje të të arrestuarve duke thënë se gabimi i tyre është që e duan vendin dhe se nuk mund të quhen terroristë përderisa nuk kanë prekur armë me dorë.

I pranishëm në protestë ishte edhe Nikolla Gruevski. Protestat janë paralajmëruar të vazhdojnë edhe nesër në ora 18:00, duke mos u njoftuar për vendin e protestës./Telegrafi/

Exit mobile version