Komuna e Kamenicës ka mbajtur takimi publik për projektin ‘Ndërtimi i objekteve të pashfrytëzuara komunale dhe adaptimi i tyre në bujtina malore në zonat rurale të Kamenicës, Feriqevë, Kranidell, Desivojcë
Takimin e hapi Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, ku tha se këto tri vende janë përzgjedhur së pari që të jenë pjesë e këtij pilot projekti, për shkak të infrastrukturës dhe se banorët kanë shprehur interesim.
Leka tha se e kanë në plan që të adaptojnë objekte komunale të pashfrytëzuara në veprimtari ku mendojnë që komuna ka nevojë.
“Jemi fokusuar tek tri objekte të pashfrytëzuara, ku diku-diku janë të rrënuara dhe do t’i adaptojmë në bujtina malore. Ndërsa pas adaptimit të tyre mendojmë t’i lidhim me sektorin privat. Poashtu përveq që t’i lidhim me sektorin privat këto bujtina kemi opsion edhe për thirrje publike si dhe me ndërmarrjen publike Dardana”, ka thënë ajo.
Më pas arkitekti Ermal Canaj ka prezantuar projektin për objektet në fjalë.
“Objekti i parë është shkolla në Feriqevë me sipërfaqe 115 metra katror, ku mendojmë ta kthejmë në bujtinë dhe mund të sistemohen deri në 19 persona. Vlera investive është diku 90 deri në 110 mijë Euro. Objekti i dytë është shkolla në Kranidell me sipërfaqe 265 metra katror, ku mendojmë ta kthejmë në bujtinë dhe mund të sistemohen deri në 34 persona. Vlera investive është diku 100 deri në 130 mijë Euro. Objekti i tretë është shkolla në Desivojcë me sipërfaqe 480 metra katror, ku ende nuk i kemi dhënë një kahje por mund të sistemohen deri në 48 persona. Vlera investive është diku 180 deri në 210 mijë Euro”, ka thënë ai duke prezantuar në detaje projektin.
Ndryshe, të pranishëm në këtë konsultim ishin Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, zyrtarë nga kjo drejtori, zyrtarë komunal, arkitekti Ermal Canaj, qytetarë, OJQ dhe të tjerë. /Telegrafi/