Site icon Telegrafi

Obiliq, publikohet lista e nxënësve përfitues me nevoja të veçanta

Komuna e Obiliqi ka publikuar listën e nxënësve përfitues me nevoja të veçanta “Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit” për vitin shkollor 2024/2025.

Mjetet janë ndarë nga buxheti i Komunës së Obiliqit, ndërsa bëhet e ditur se përfitues janë 32 nxënës.

Listën e nxënësve përfitues mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se afati për paraqitjen e ankesave është pesë ditë pune në Komisionin për Ankesa në Drejtorinë e Arsimit. /Telegrafi/

Exit mobile version