Komuna e Obiliqit ka publikuar agjendën e aktiviteteve kulturore-artistike për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Agjenda e Aktiviteteve;
E hënë, 17 Shkurt 2025
Ora 09:30 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” – Prekaz;
Ora 11:30 – Homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit në Obiliq;
Ora 12:00 – Seancë Solemne e Kuvendit Komunal;
Ora 13:00 – Manifestimi Qendror në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” Obiliq;
Aktivitetet zhvillohen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport./Telegrafi/