Site icon Telegrafi

Komuna e Obiliqit: Është siguruar ngrohja për të gjitha objektet arsimore, gjysmëvjetori i dytë po vazhdon pa probleme dhe sipas planit vjetor

Fotografi ilustruese

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Obiliqit ju njofton se procesi mësimor, (që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë), ka nisur dhe po vazhdon sipas planit vjetor të mësimit.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se pavarësisht temperaturave të ulëta dhe sfidave të shumta që janë shkaktuar nga vonesat në lidhje me kontratat e furnizimit, për shkak të procedurave burokratike të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Komuna e Obiliqit, përmes DKA-së dhe në koordinim me udhëheqësit e shkollave, ka arritur të sigurojë ngrohje të vazhdueshme në të gjitha objektet arsimore.

Falë këtij angazhimi, procesi mësimor po realizohet rregullisht dhe pa ndërprerje.

“Falënderojmë stafin teknik, mësimdhënësit, këshillat e prindërve, si dhe drejtorët e zëvendësdrejtorët për punën, përkushtimin dhe mbështetjen e tyre, në mënyrë që nxënësit tanë të kenë një ambient të përshtatshëm për mësim”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version