Site icon Telegrafi

Obama pret në Shtëpinë e Bardhë kampionët olimpikë

Presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle hapën dyert e Shtëpisë së Bardhë për të pritur kampionët Olimpikë dhe Paraolimpikë të këtij viti.

Në këtë takim ishin të pranishëm fituesit e 121 medaljeve olimpike dhe 115 medaljeve paraolimpike.

Si një admirues i madh i sportit, Obama bëri një përshëndetje të veçantë për sportistet femra, të cilat arritën një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat e Rio De Zhaneiros “Një nga arsyet që vendi ynë është krenar për skuadrën Olimpike të SHBA të 2016 është suksesi i sportisteve femra. Vetëm këto sportiste fituan më shumë medalje se shumë vende të tjera, 61 të tilla, duke thyer rekordin e vendosur 4 vite më parë”.

Në takimin e mbajtur nga kreu i shtetit më të fuqishëm në botë, ishin të pranishëm edhe fituesit e medaljes së artë dhe të bronztë në 200 m në Lojërat Olimpike të 1968, Tommie Smith dhe John Carlos, protagonistë të një proteste të heshtur në ceremoninë e dhënies së medaljeve kundër diskriminimit racor.

“Dua të falenderoj ata persona që hapën rrugën e ndërgjegjësimit të njerëzve se jemi të gjithë së bashku. Jemi të nderuar që kemi këtu dy legjenda si Tommie Smith e John Carlos. Jemi krenarë për ta. Protesta e tyre e heshtur në vitin 1968 ishte kontroverse, por arriti të zgjojë njerëzit”, tha Obama.

Protestat e Carlos dhe Smith rifituan interes në SHBA pas një sërë vrasjesh së personave me ngjyrë nga ana e policisë amerikane, duke bërë që e gjitha bota sportive, si

Exit mobile version