Site icon Telegrafi

Obama dhe shefi i NATO-s diskutojnë luftimin e ISIS-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë diskutuar sot për mënyrën e luftimit të militantëve të Shtetit Islamik.

Këtë e pohuan Obama dhe Stoltenberg , duke treguar se kanë diskutuar për mundësinë që NATO të mund të trajnojë dhe ndihmojë trupat në Irak, Jordani dhe vende tjera, me qëllim të luftimit të ISIS-it.

“Ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me operacionet e mundshme në fusha të tilla si Libia, ku janë fillimet e një qeverie”, u ka thënë Obama gazetarëve, pas takimit me Stoltenberg në Zyrën Ovale.

Exit mobile version