Janë gjithsej 120 metra dru. Me to do të ngrohen nxënësit e stafi i shkollës teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë. Por, kësaj pune u desh që t’ia bëjnë hyzmetin vetë nxënësit.
Sipas një videoje amatore, gjatë orës se Edukatës Fizike ata u morën me prerjen dhe palimin e druve, ani pse përmasat e tyre duken të mos jenë fort të vogla.
Megjithatë, sipas drejtorit, rreth 30 nxënës e kërkuan vetë një gjë të tillë, ndërsa mohon ta ketë obliguar dikë për këtë punë.
Të të njëjtit mendim janë edhe në komunën e Suharekës, që pohuan fjalët e drejtorit.
Meqë punën me drutë e kryen nxënësit e paradites, atyre të pasdites u ngeli të luajnë gjatë orës së Edukatës Fizike.
Kjo nuk është hera e pare që televizioni ka raportuar për angazhim të fëmijëve në punët që u takojnë punëtorëve teknikë. Një rast i ngjashëm, me filloristët, kishte ndodhur tek shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren. /Klan Kosova/