Site icon Telegrafi

Nxënësit në Durrës vendosin të vjedhin shkollën e tyre, por diçka shkon keq

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal për dy adoleshentë, pasi janë kapur duke vjedhur.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ku E.Sh. 16 vjeç dhe N.S. 14 vjeç kanë tentuar për të vjedhur një shkollë 9-vjeçare, por janë kapur në flagrancë.

Po ashtu, mësohet se ata ishin nxënës të kësaj shkolle, dhe prandaj e kishin të studiuar mirë terrenin, duke tentuar për të vjedhur sende në makinetën e kësaj shkolle, por nuk ja kanë dalë dot.

Policia e Durrësit thotë se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja në bashkëpunim”.

Exit mobile version