Të paktën 95 persona kanë vdekur dhe shumë prej tyre dyshohet se janë bllokuar pas një tërmeti të fuqishëm në Kinë, sipas mediave shtetërore.
Ai goditi në rajonin e Tibetit, në perëndim të vendit, pak pas orës 9:05, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë, përcjell Telegrafi.
🚨TİBET'TE ŞİDDETLİ DEPREM.
#Lobujya şehrinin 89km güneybatısında,10km derinlikte, M7.1 büyüklüğündeki depremde en az 95 kişi hayatını kaybetti. Birçok ev yıkıldı.#Nepal #NepalEarthquake #China #Xizang #Shigatse #Tibet #TibetEarthquake #Lobuche #depremoldu #BreakingNews pic.twitter.com/gJfR9q3MoC
— YS YAKLAŞIYOR (@YsYaklasiyor) January 7, 2025
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se ishte 7.1 ballë.
Transmetuesi shtetëror i televizionit qendror kinez (CCTV) e vendosi epiqendrën në qarkun Tingri, rreth 240 milje nga kryeqyteti i Tibetit Lhasa dhe rreth 14 milje nga qyteti i tij i dytë më i madh Shigatse – i njohur gjithashtu si Xigaze.
Ndërkohë raportohet se të paktën 130 persona janë lënduar gjithashtu.
Çin’in Tibet Özerk Bölgesi’ndeki Shigatse kentinde meydana gelen 6,8 büyüklüğündeki depremde can kaybının 53’e yükseldiği açıklandı. Ayrıca en az 62 kişinin yaralandığı depremde arama kurtarma çalışmaları sürüyor. pic.twitter.com/p0DHOcfb7f
— Nüans Haber (@NuansHaber1) January 7, 2025
Sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kinës, rreth 1500 punonjës të zjarrfikësve dhe shpëtimit janë vendosur, por zona është e largët dhe kushtet e vështira.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se lartësia mesatare në zonën pranë epiqendrës është rreth 4200 metra.
Shigatse është një nga qytetet më të shenjta të Tibetit dhe shtëpia e Manastirit Tashilhunpo – selia tradicionale e Panchen Lama – i cili është i dyti vetëm pas Dalai Lamës. /Telegrafi/