Site icon Telegrafi

Numri i islamikëve radikalë arrin në 2 mijë në Suedi

Rreth 2 mijë islamikë të radikalizuar gjenden aktualisht në territorin suedez, dhjetë herë më shumë se sa në vitin 2010, por vetëm një numër i vogë i tyre dyshohet që mund të kryejë akte të dhunshme, njoftoi sot shefi suedez i shërbimeve sekrete.

Në 3 000 ekstremistë që janë përkrahës të veprimeve të dhunshme të regjistruar nga policia sekrete (SAPO) e vendit skandinav, 2 000 persona i përkasin lëvizjes islamike.

Në vitin 2010, SAPO vlerësonte se numri i islamikëve radikalë në Suedi ishte 200.

Megjithatë sipas shërbimeve sekrete, vetëm pak islamikë radikalë që jetojnë në Suedi kanë njëkohësisht qëllim dhe aftësi që të përgatisin një sulm terrorist.

Exit mobile version