Site icon Telegrafi

Numërohen 100% të fletvotimeve në Suharekë, fiton kandidati i AAK-së Bali Muharremaj

 KQZ ka bërë të ditur se tashmë janë numëruar të gjitha fletvotimet në Komunën e Suharekës.

Sipas rezultateve përfundimtare, garën në këtë komunë e ka fituar kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj.

Bali Muharremaj (AAK) – 52,28%

Adnan Shala (LDK) – 29,51%

Salih Zyba (LVV) – 9,42%

Murtez Zekolli (PDK) – 8,80%

Ndërkaq, po ashtu fitore në raundin e parë janë shënuar në:

Deçan (AAK), Kaçanik (PDK), Mitrovica e Jugut (PDK), Leposaviq (Lista Serbe), Lipjan (LDK), Novobërda (Lista Serbe), Peja (LDK), Shtërpca (Lista Serbe), Suhareka (AAK), Ferizaji (PDK), Zubin Potoku (Lista Serbe), Zveçani (Lista Serbe), Hani i Elezit (PDK), Graçanica (Lista Serbe), Ranillugu (Lista Serbe), Parteshi (Lista Serbe), dhe Mitrovica e Veriut (Lista Serbe), Skenderaj (PDK).

Rezultatet në kohë reale mund t’i ndiqni në sajtin zyrtar të KQZ-së./Telegrafi/

Exit mobile version