Site icon Telegrafi

Nuk zbatuan vendimin e Qeverisë për izolim, arrestohen pesë persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar pesë persona në disa nga komunat, për shkak të mos zbatimit të urdhëresave nga Qeveria lidhur me pandeminë e coronavrisuit.

Fillimisht një person është arrestuar në Pejë pasi që i njëjti është takuar duke punuar në lokalin e tij. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokuronit është dërguar në mbajtje.

Një tjetër person u arrestua në Prizren pasi që i njëjti nuk e kishte zbatuar masën e caktuar si preventivë e masave të ndërmarra kundër COVID19. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë janë arrestuar dy persona të cilët nuk e kishin respektuar masën e vetë izolimit në shtëpitë e tyre pasi të njëjtit me datën 19.03.2020 kishin hyrë në Kosovë nga Serbia përmes vendkalimit kufitar në Jarinje dhe ishin udhëzuar të vetë izolohen në shtëpitë e tyre. Të dyshuarit janë kontrolluar nga ekipi mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në Vushtrri është arrestuar një preson i cili nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbyllje të lokaleve për shkak të pandemisë Covid 19. I dyshuari është hasë në lokalin e tij duke punuar në të cilin lokal kishin qenë edhe disa persona për të cilin rast janë njoftuar edhe inspektorët komunal. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version