Please enter at least 3 characters.

Nuk zbatoi urdhrat dhe i shkaktoi lëndime njërit prej policëve, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

2024/02/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Prishtinë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të enjten, në ora 19:55.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i zbatuar urdhrat i ka shkaktuar edhe lëndime trupore njërit prej zyrtarëve policor ku si pasojë  ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/