Këngëtarja Eneda Tarifa ka reaguar së fundmi me një status në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur revoltën e saj lidhur me neglizhencën e uniformave të bardha të Tiranës, të cilat nuk e gjendën të pranishme në kohë në një rast nevoje, ku prezente ishte edhe vet këngëtarja.
Sipas Enedës, ambulanca është dashur të telefonohet tre herë për të arritur tek rasti në fjalë, i cili kërkonte ndihmën e parë nga mjekët.
Këngëtarja e cilëson si ‘kulmin’ e së keqes këtë gjë, përderisa thotë se si ka mundësi që një qytet me një milion banorë nuk angazhon dot dy ose tre ambulanca në gjendje gatitshmërie në vikend.
“Ca i vrasin, ca i lën të vdesin”, e mbyll këngëtarja statusin e saj revoltues. /Telegrafi/