Ish-reprezentuesi gjerman, Mesut Ozil pasi i dha fund karrierës së tij aktive, filloi stërvitjet serioze në palestër dhe rezultatet janë mjaft mbresëlënëse.
Edhe pse gjatë karrierës së tij nuk u stolis asnjëherë me një konstitucion dhe muskulaturë të fortë fizike, turko-gjermani ndërtoi masë serioze muskulore në një kohë të shkurtër.
Ozil ka postuar një video në Instagram ku shihet duke u stërvitur fort në palestër dhe me bicepsin e tij mbresëlënës fansat kanë mbetur mjaft të befasuar.
Ish-mesfushori ka lindur në Gelsenkirchen dhe ka luajtur në ekipin e të rinjve të Rot-Weiss Essen nga 2000 deri në 2005. Më pas ai u transferua në Schalke, ku karriera e tij filloi në një trajektore në rritje deri në Real Madrid dhe Arsenal.
Ish-kampioni i botës me Gjermaninë pati një karrierë të shkëlqyer. Ai luajti për Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Schalke dhe Werder, ndërsa për kombëtaren gjermane luajti 92 ndeshje dhe shënoi 23 gola. /Telegrafi/