Site icon Telegrafi

Nuk mundi ta barazoj rekordin e Martinos, por Valverde i kënaqur me paraqitjen kundër Atleticos

Barcelona nuk ka arritur të vazhdojë serinë e fitoreve në La Liga.

Katalunasit kanë nxjerrë një barazim të vlefshëm si mysafirë të Atletico Madridit me rezultat 1-1.

Tata Martino në fillim të kampionatit 2013/14 kishte arritur tetë fitre rresht me Barcën

Pas derbit të xhiros në ligën elitare spanjolle ka folur trajneri i Barcës, Ernesto Valverde.

Ky i fundit është ndarë i kënaqur me rezultatin e arritur në Wanda Metropolitana ndërsa ndihet i lumtur edhe me golin e Luis Suarezit.

“Ne largohemi të lumtur. Kishim raste të fitojmë kundër një ekipi të madh. Luis Suarez? Një gol ndryshon rrënjësisht besimin e një sulmuesi. Ai ka pasur shumë mundësi dhe jam shumë i lumtur për të”, pohoi Valverde.

Lexo po ashtu Suarez: Merituam më shumë se barazimi ndaj Atleticos

Theksojmë se blaugranat kanë shënuar në sezonin e ri shtatë fitore rresht dhe ky ishte barazimi i parë, por mbeten lider të La Ligas.

Ndryshe, Valverde nuk arriti të barazoj rekordin e trajnerit Tata Martino, i cili kishte arritur tetë fitore rresht me Barcën. /Telegrafi/

Exit mobile version