Futbollisti i njohur francez Karim Benzema po kalon momente të vështira në Arabinë Saudite, të paktën sa i përket lojërave dhe për këtë gjë ka vendosur të flasë.
Benzema nuk ka shënuar asnjë gol për skuadrën e tij Al Ittihad për katër muaj.
Ai e gjeti rrjetën për herë të fundit më 15 dhjetor, në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Klubeve.
The winners 🐅 pic.twitter.com/WJHV3QQWGm
— Ittihad Club (@ittihad_en) March 26, 2024
Që në fillim ai ka pasur probleme me formën e tij në Arabinë Saudite dhe shpesh kritikohet, e tani më në fund ka vendosur të flasë.
Ai pretendon se nuk është më i njëjti lojtar si te Real Madridi, gjë që është e logjikshme sepse vitet kalojnë dhe nuk e kursejnë.
“Unë nuk jam më i njëjti Benzema nga Real Madridi, ndeshjet nuk janë të njëjta, lojtarët nuk janë më të njëjtët… Kam nevojë për ndihmë në fushë, kam nevojë për shumë gjëra. Nuk mundem të fitoj vetë”, ka thënë Benzema.
Francezi ka reflektuar edhe për të ardhmen e tij në futbollin aziatik, pasi gjithnjë e më shumë po spekulohen për një largim të mundshëm nga klubi.
“Do të shohim. Për mua, gjëja më e rëndësishme është ajo që po ndodh këtu tani. Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja, sepse çdo ditë kemi shumë gjëra të reja”, deklaroi Benzema.
Benzema ka shënuar 12 gola dhe ka shtuar tetë asistime në të gjitha garat që kur mbërriti në Arabinë Saudite, por shpesh duket shumë i pakënaqur. /Telegrafi/