William Gallas e ka etiketuar Ben White si hallkën e dobët të Arsenalit përpara sezonit 2023/24.
Gallas i tha Gambling Zone: “Jam i sigurt që Arsenali do të jetë shumë afër fitimit të titullit këtë sezon, por nuk mendoj se ata do të kurorëzohen kampionë në maj”.
“Mendoj se Arsenalit i mungon karakteri dhe personaliteti për t’u bërë kampion – këto janë cilësitë që duhej të tregonin në fund të sezonit të kaluar dhe nuk mundën”.
“Problemi i vetëm që kam me skuadrën e Arsenalit është Ben White në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ai mund të ndihmojë Arsenalin të luajë atje, por ai nuk është një mbrojtës i djathtë natyral – ky nuk është pozicioni i tij. Kundër Manchester Cityt, mendoj se ne pamë disa nga kufizimet e tij në atë rol”.
“Unë mendoj se ai lufton kur anësorët vrapojnë kundër tij – veçanërisht lojtarët e klasit të lartë. Kur Arsenali të përballet me skuadrat më të mira, ata do të kenë nevojë për një mbrojtës të duhur të djathtë. Unë mendoj se atyre u mungon diçka atje”, ka shtuar më tej ai.
Arsenali përfundoi vetëm pesë pikë pas Manchester City sezonin e kaluar. Por, Topçinjtë kanë bërë tashmë përforcime serioze, duke shtuar Kai Havertz, Declan Rice dhe Jurrien Timber. /Telegrafi/