Nëse nuk keni luajtur ndonjëherë futboll me një robot, që nga tani keni shansin ta bëni.
Por edhe nëse nuk mund ta bëni atë, ju së paku mund të shihni se si duket një gjë e tillë.
Bëhet fjalë për një robot me katër këmbë që – nëse jeni përballë tij – nxiton drejt jush, duke dribluar me vendosmëri, përcjell Telegrafi.
Ndërsa roboti nuk shfaq një nivel aftësie si Lionel Messi, megjithatë është një sistem mbresëlënës i driblimit në natyrë.
Bëhet fjalë për robotin përkatësisht sistemin e zhvilluar nga studiuesit nga Laboratori i Inteligjencës Artificiale të Improbable të MIT, pjesë e Laboratorit të Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale (CSAIL).
Ata thuhet në kanë “vendosur në të” sensorë për të përshkuar terrene të ndryshme natyrore si rëra, zhavorri, balta dhe bora, dhe për t’u përshtatur me ndikimin e tyre të ndryshëm në lëvizjen e topit.
Dhe si çdo atlet i përkushtuar, “DribbleBot” mund të ngrihej dhe të rikuperonte topin pas rënies. /Telegrafi/