Site icon Telegrafi

Nuk luajti përfaqësuesja e tyre, por tifozët japonezë pastruan gjithë stadiumin – aty ku u luajt ndeshja Katar-Ekuador

Pas ndeshjes hapëse të Kampionatit Botëror të së dielës midis Katarit dhe Ekuadorit në Al Khor, një numër i tifozëve japonezë qëndruan pas përfundimit të ndeshjes për të ndihmuar në pastrimin e stadiumit “Al Bayt”.

Tifozët japonezë janë të njohur për këso veprime, kur bëhet fjalë për largimin e mbeturinave në stadiumet e futbollit botëror.

Në vitin 2018, pas një disfate goditëse në sekondat e fundit të ndeshjes së tyre në 1/16 e Kupës së Botës kundër Belgjikës, ata fituan respektin e miliona njerëzve kur pastruan “Rostov Arena”.

Dhe një vit më vonë, ata treguan përsëri klasin e tyre pasi një pjesë e tifozëve mblodhën mbeturina në “Roazhon Park” pas humbjes 2-1 të Skocisë nga skuadra e tyre në Grupin D të Kupës së Botës për Femra.

Është një traditë e pabesueshme që vazhdoi të dielën mbrëma, kur një pjesë e tifozëve japonezë qëndruan prapa për të ndihmuar vendasit të pastronin stadiumin “Al Bayt”.

Pra, pse e bëjnë këtë?

“Nuk është vetëm pjesë e kulturës së futbollit, por pjesë e kulturës japoneze”, deklaroi gazetari i futbollit me bazë në Japoni, Scott McIntyre për BBC në vitin 2018.

Përdoruesi i Tëitter @maljefairi, i cili postoi klipin e mëposhtëm, shkroi: “Nuk duhet të jesh musliman për të larguar mbeturinat pas teje. Shikoni këtë sjellje të mahnitshme nga fansat japonezë. Ata po pastrojnë stadiumin edhe kur nuk luan ekipi i tyre. Uau. Përshëndes Japoninë”. /Telegrafi/

Exit mobile version