Trajneri portugez, Jose Mourinho nuk u përmbajt në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Hataysporit (2-1) dhe sërish u shpreh i pakënaqur për situatën në ligën turke, duke thënë se në ndeshjet atje ka shumë skandale.
Komentet e Mourinhos pasuan polemikën në ndeshjen e së shtunës, në të cilën liderët e ligës dhe kampionët në fuqi Galatasaray mundën Göztepe me rezultat 2-1.
Dyshohet se vendimet e kontestuara në ndeshje kanë shkuar në favor të Galatasarayt, kështu që pas ndeshjes në Goztepe, ata kanë publikuar një deklaratë të detajuar ku kritikojnë gjyqtarët n dhe kanë bërë thirrje që të futen menjëherë gjyqtarët e huaj.
KAMUOYU AÇIKLAMASI
“YİĞİDİ ÖLDÜRME, HAKKINI YEME”https://t.co/j8yMMNVWqk#Göztepe #AsırlıkEfsane pic.twitter.com/iA33hJm1Yu
— Göztepe Spor Kulübü (@Goztepe) January 5, 2025
“E vetmja gjë që mund të them është se në 25 vite si trajner nuk kam parë diçka të tillë. Ky është një dimension që shkon përtej gjithçkaje që është e kuptueshme”, ka thënë fillimisht Mouriho.
“Nuk mendoj se kjo është një situatë në të cilën një klub, një luftëtar, do të shkatërrojë një sistem që është jashtëzakonisht i fortë dhe funksionon. Dje të gjithë thoshin të njëjtën gjë – skandal, skandal, skandal… Mësova një fjalë të re”.
“Skandal, skandal, skandal, por unë mendoj se disa prej jush e pëlqejnë. Në këtë vend e pëlqejnë shumë. Edhe fituesve u pëlqen, që është më e keqja, sepse të fitosh me çdo kusht dhe në këtë mënyrë është më e keqja”.
“I never saw anything like this before, it’s a scandal” 💬
Jose Mourinho has launched a scathing attack on referees in Turkey with Fenerbahce considering boycotting the Turkish Cup in protest 🇹🇷 pic.twitter.com/YXoeaRVVzf
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 6, 2025
“Nuk kemi asgjë për të thënë për përkushtimin për sa i përket besimit dhe ndjenjës se diçka është toksike, natyrisht, dhe mendoj se edhe kundërshtarët e ndiejnë atë?”, përfundoi trajneri i Fenerbahces.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që portugezi sulmon gjyqtarët në Turqi, pasi që në nëntor ai kritikoi ata dhe tha se ekipi i tij po lufton kundër sistemit. /Telegrafi/