Ismajl Kurteshi, iniciues i interpelancës për Arsim, ka lexuar tekstin e Rezolutës duke thënë se janë pajtuar që ta procedojnë me 12 pika se ka koordinim nga të gjitha partitë politike.
Pikat janë: Arsimi të shpallet interes nacional dhe të rritet buxheti për këtë sektor; të rritet llogaridhënia; Qeveria e Kosovës të krijojë një fond të veçantë për sigurimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës së nevojshme; Ministria e Arsimit të krijojë kushte për organizmin e studimeve në aspektin falkutativ; Të rishikohet dhe amendamentohet fusha ligjore në fushën e arsimit; ministri i Arsimit të raportojë për çdo tre muaj në Kuvend për gjendjen në arsim.
Këto janë pikat e propozuara nga VV dhe harmonizuara nga PDK, LDK, AAK dhe të tjera. Por, Rezoluta për arsimin nuk është votuar pasi që nuk pati kuorum. /KP/