Telegrafi

Nuk ka të ndalur Barcelona – tani synon edhe Reguilonin e Tottenhamit

Barcelona është e vendosur të transferojë mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Sergio Reguilon.

Këtë afat kalimtar, klubi katalunas duket se nuk do të ndalet dhe po synon t’i shtojë edhe disa për përforcime.

Pas transferimit të pesë lojtarëve deri më tani, ata kërkojnë edhe mbrojtës të krahut.

Sipas ‘Todofichajes’ , Barcelona tani është e përqendruar në mbrojtës të djathtë, kështu duke e identifikuar Sergio Reguilon si një objektiv të mundshëm.

Gjatë ditëve të fundit u përhapën zëra që Antonio Conte nuk e sheh pjesë të planeve ish-lojtarin e Real Madridit, andaj lojtaripritet të largohet nga Tottenham.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij, pasi Barcelona e kërkon edhe Cesar Azpilicuetan e Chelseat. /Telegrafi/