Site icon Telegrafi

Nuk ka takim mes minatorëve e bordit, Policia në vend ngjarje

Pasi minatorët janë duke kërkuar me patjetër që të takohen me bordin e Ndërmarrjes “Trepça” për të diskutuar për problemin që kanë me pagat, në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Sipas gazetares së Telegrafit, bordi nuk dëshiron të ballafaqohet me minatorët edhe pse ata duan që të takohen me ta.

Lexo po ashtu Mosekzekutimi i pagës - bordi nuk iu vjen në takim, minatorët e Trepçës nisen të shkojnë tek ta

Ndërkaq, minatorëve dy ditë më parë nga anëtarët e bordit iu premtua një takim me minatorët, e cila sot iu refuzua.

Në lidhje me këtë edhe nga Qeveria e Kosovës kanë dalë me deklaratë ku theksohet se është e përkushtuar për të përkrahur ndërmarrjen ‘Trepça’, si dhe të gjitha ndërmarrjet tjera publike dhe se përkrahja nënkupton mbështetje për zhvillim dhe rritje të potencialit të plotë ekonomik.

Ndryshe, po bëhet gati një muaj që punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në Mitrovicë e kanë ndërprerë punën. Pa pagën e muajit qershor dhe pa shujtat ditore që nga fillimi i korrikut, e nga  përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës thonë se kombinati po përballet me keqmenaxhim dhe mungesë të investimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version