Ministri i Jashtëm i Ukrainës përsëriti se një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të arrihet me pjesëmarrjen e Kievit.
Ky reagim erdh pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban zhvilloi bisedime për një marrëveshje të mundshme paqeje me presidentin rus, Vladimir Putin, duke zemëruar disa liderë të Bashkimit Evropian.
Ky ishte takimi i parë i një lideri të BE-së me Putinin në Moskë që nga prilli i vitit 2022.
“Pozicioni ynë – nuk ka marrëveshje për Ukrainën, pa Ukrainën”, tha Dmytro Kuleba, raporton skynews.
Dje, Ministria e Jashtme e Ukrainës lëshoi një deklaratë duke thënë se politika e tyre “mbetet e palëkundur” dhe ata u bënë thirrje “të gjitha shteteve ta respektojnë atë rreptësisht”.
Orban ka kundërshtuar fuqishëm dërgimin e armatimit perëndimor në Kiev dhe sanksionimin e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
“Ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të presim që lufta të përfundojë mrekullisht”, shkroi ai në X.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/