Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë lajmet e fundit nëpër media ku thuhet se dyshja Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez janë afër renovimit.
Ozil dhe Sanchez kanë kontratë më klubin deri në qershor të vitit 2018, por u flit se mund të vazhdohet qëndrimi i tyre në Emirates Stadium.
Megjithatë, Wenger ka thënës e nuk ka diçka të tillë. “Nuk jemi afër, jo”, ka thënë shkurt Wenger.
Ai foli edhe për formën e lojtarëve. “Ai sa është kthyer nga lëndimi. Besoj që ai është duke luftuar që të kthehet sa më i fortë”.
“Pjesa e dytë me Manchester United për të ishte pozitive. Duam që ai të ketë besim”, ka nënvizuar Wenger. /Telegrafi/