Site icon Telegrafi

Nuk iu nda në Big Brother, fansat e pyesin Vesa Smolicën për raportin me Romeo Veshajn

Vesa Smolica dhe Romeo Veshaj krijuan një raport të ngushtë gjatës kohës që ishin në Big Brother VIP Albania 3.

Madje disa herë u aludua se këngëtarja nga Kosova ka një pëlqim për prezantuesin nga Vlora.

Megjithatë, Romeo nisi një lidhje me modelen Heidi Baci, e që më pas kjo marrëdhënie e tyre nisi të zbehej.

Foto: Screenshot/Instagram

Vesa së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Lexo po ashtu ‘Zhdukja’ pas Big Brother VIP 3 e deri te dasma me Heidin - rrëfehet për herë të parë Romeo Veshaj

Një ndër pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte pikërisht me Romeon.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ke folur ose takuar me Romeon?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

“Po i kam takuar Romeon dhe Heidin në një prej lokaleve të Tiranës, kemi folur me pozitivitet, i kam ftuar edhe në Prishtinë, jemi përshëndet me përqafime të ngrohta dhe secili në punën e vet”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Smolica nga ana tjetër po vazhdon përgatitjet për projekte të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version