Një patrullë e policisë amerikane në Pennsylvania është filmuar duke ia shkulur flokët një adoleshenteje, të cilën me pas e përplasin për tokë për ta prangosur.
Videoja njëminutëshe e filmuar të enjten shfaq dy policë të cilët fillimisht e përplasin për dritaren e veturës, derisa mikesha e adoleshentes Khalil Harvin mundohej t’i binte që të sillen më butë me të, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ishte adoleshentja që i rezistoi arrestimit, duke kërcënuar policët se do t’i pështyjë nëse tentojnë ta fusin në veturë. Por, ky reagim i saj vetëm sa tensionoi më shumë situatën, duke bërë që policët të reagojnë ashpër duke ia shkulur flokët dhe përplasur për tokë.
Ishin kalimtarët e rastit që i bënin thirrje policisë ta lirojnë, ndërsa lidhur me këtë nuk është deklaruar as policia apo ndonjë zyrtar i lartë i policisë së Pennsylvania. /Telegrafi/