Barcelona ka nevojë që të sigurojë fonde në mënyrë që të rikthehet në rregullin 1:1 të La Ligas andaj shitjet do të jenë shumë të rëndësishme gjatë javëve në vazhdim për të arritur këtë qëllim.
Më herët gjatë kësaj jave ishte raportuar se Barcelona është në bisedime me Bournemouthin për shitjen e Julian Araujos, i cili nuk arriti që ta impresionojë Hansi Flickun gjatë parasezonit.
Një marrëveshje prej 10 milion eurosh është arritur dhe sipas gazetës katalanse operacioni tashmë është finalizuar.
Marrëveshja pritet që të bëhet zyrtare gjatë ditëve në vijim, ndërsa The Athletic ka bërë me dije se Araujo do të udhëtojë nesër (e diel) në Angli, për të kompletuar testet mjekësore.
🚨 Julian Araujo scheduled to arrive in UK tomorrow & undergo medical before completing transfer to Bournemouth from Barcelona. #AFCB to pay #FCBarcelona €10m + 22yo Mexico international right-back set to sign 5yr contract @TheAthleticFC after @tjuanmarti https://t.co/6MPZ1wbbDU
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 10, 2024
Kjo shitje ishte më se e nevojshme për blaugranasit, duke marr parasysh sa të ngarkuar ishin në krahun e djathtë të mbrojtjes me emra si Jules Kounde, Hector Fort dhe Alex Valle.
Reprezentuesi meksikan nuk ka arritur që ta dëshmojë veten në Kataloni dhe mbetet të shihet nëse ai me paraqitjet e tij do t’i bëjë drejtuesit e klubit që të pendohen për shitjen e tij.
Kujtojmë se 22-vjeçari ishte transferuar tek Barcelona në janar të vitit 2023 nga Los Angeles për shumën e katër milionë eurove./Telegrafi/