Mesfushori i RB Leipzig, Dani Olmo mashtroi mjeshtërisht mbrojtësin e Bayern Munichut, Lucas Hernandez duke ia fituar një goditje dënimi gjatë ndeshjes së Superkupës së Gjermanisë të shtunën.
Bayern doli fitues 5-3 në një ndeshje emocionuese edhe pse shkuan në pushim me avantazh 3-0 falë golave të Jamal Musiala, Sadio Mane dhe Benjamin Pavard.
Serge Gnabry shtoi një të katërt në pjesën e dytë, por Leipzig nuk kaloi pa luftë dhe arriti të kthejë rezultatin në 4-3 vonë.
Olmo ishte njeriu që shënoi golin e tretë të Leipzigut në minutën e 89-të dhe ai e bëri ‘trukun’ më të madh kur RB Leipzig kërkonte barazimin.
Mbrojtësi i Bayern Munich, Alphonso Davies u largua për një dëmtim dhe Leipzig duhet t’ia kthente topin kundërshtarit për ‘fair play’ për të rifilluar lojën.
Dani Olmo leaving the ball on the line so he gets a handball freekick is the football IQ we love 🧠 pic.twitter.com/Jm5rR4At5W
— ESPN FC (@ESPNFC) July 31, 2022
Ishte Olmo ai që e mori mbi supe përgjegjësin dhe ai me shumë kujdes e vendosi topin në vijën anësore, duke mos e dërguar plotësisht jashtë vijës.
Reprezentuesi spanjoll u largua dhe e la Hernandez të merrte topin për të nisur ndeshjen. Ai nuk e dinte dhe kapi me dorë topin duke i dhënë një goditje dënimi në një pozicion të rrezikshëm kundërshtarit.
Francezi pas këtij episodi debatoi me gjyqtarin asistent si dhe dyshen e Leipzigut, Konrad Laimer dhe Christopher Nkunku.
Ylli i Bayern, Joshua Kimmich u nervozua gjithashtu dhe Kingsley Coman duhej ta tërhiqte.
Dani Olmo leaving the ball on the line so he gets a handball freekick 😯
Don't think harder, think smarter 🧠pic.twitter.com/C6XzR7yrFZ
— SPORTbible (@sportbible) July 31, 2022
Ndërsa e gjithë kjo po ndodhte, Olmo ishte jashtë situatës dhe priste të fillonte ndeshja.
Megjithatë, nuk përfundoi mirë për RB Leipzig, pasi Leroy Sane shtoi edhe një gol për të siguruar fitoren për skuadrën e Julian Nagelsmann.
Tifozët mendojnë se veprimet e Olmos ishin gazmore dhe menduan shumë mirë, pasi tashmë ai mund të jetë momenti më qesharak i sezonit. /Telegrafi/