Kjo foto tregon një situatë ku dy automjete kanë të drejtë përparësie në të njëjtën kohë
Këto janë mjetet e shënuara me numrat 1 dhe 2, të cilat janë në rrugë me të drejtë përparësie dhe në atë situatë, në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor.
Pra, rregulli dikton që t’i jepet përparësi mjetit që ruan drejtimin e lëvizjes në kryqëzim ose kthehet djathtas, në raport me mjetin që vjen nga kahu i kundërt dhe i pret drejtimin e lëvizjes.
Zgjidhja është më poshtë, vetëm mos u mashtroni! – transmeton Telegrafi.
Zgjidhje:
Automjeti numër 1 kalon në kryqëzim i pari, sepse është në rrugë me përparësi kalimi dhe në raport me mjetin numër 2 që vjen nga kahu i kundërt, gjithashtu nga rruga me përparësi kalimi, kthehet djathtas, d.m.th. është në anën e djathtë të tij.
Më pas vjen mjeti numër 2 dhe në fund mjeti numër 3, i cili vjen nga rruga anësore. /Telegrafi/