Sulmuesi Didier Lamkel Ze, i cili luan për Royal Antwerp, dëshironte një transferim te Panathinaikos, por klubi nuk e pranoi, ndërsa ai në shenjë hakmarrje ka shkruar në stërvitje i veshur me fanellën e një rivali të drejtpërdrejtë – Anderlecht.
Sjellja e tij nuk i ka kënaqur aspak tifozët e ekipit, duke bërë që ata ta kërcënojnë lojtarin dhe të detyrojë policinë të ndërhyjë për të garantuar sigurinë e tij.
Lamkel Ze ka bërë presion për një lëvizje në klubin grek Panathinaikos këtë muaj dhe ka zgjedhur mënyra paksa ekstreme për ta arritur këtë gjë.
Sitting here this morning admiring the pettiness of Royal Antwerp forward Didier Lamkel Zé showing up to training in a rival Anderlecht shirt as he tries to force a move to Panathinaikos.
Of course they didn’t let him in. pic.twitter.com/cp2mnHzIs8
— COPA90 (@Copa90) January 6, 2021
Ai kishte veshur një fanellë të Anderlecht me emrin e Yannick Bolasie, duke dashur të futej në qendrën stërvitore, ku pastaj është shkaktuar rrëmujë për shkak të gjestit të tij provokues.
Për këtë është alarmuar edhe policia, pasi lojtari ka marr disa kërcënime serioze.
“Ne nuk jemi truproje, por e marrim situatën seriozisht”.
? Didier Lamkel Ze présente ses excuses au Royal Antwerp et à ses fans après s’être présenté au Bosuil avec le maillot d’Anderlecht. ???@official_rafc pic.twitter.com/ZeVyhV8AdP
— AllezLesLions (@AllezLesLions) January 5, 2021
“Ne nuk mund të themi asgjë në këtë moment, por është e vërtetë që ne kemi zbuluar kërcënime ndaj lojtarit pas ngjarjeve të ditëve të fundit. Prandaj, ne po ndjekim nga afër situatën”, ka zëdhënësi i policisë së Antwerpen, Willem Migon.
Lojtari kamerunas Didier Lamkel Ze ka kërkua falje duke thënë se nuk ishte vetja. /Telegrafi/