Ky është momenti kur shoferi i Amazon që bënte shpërndarjen e mallrave të porositura nga klientët, shihet duke e quajtur me pako macen e pronarit të një malli të blerë nga kjo kompani.
Ishte kamera e sigurisë e vendosur në zilen e derës së shtëpisë në Bradford të Anglisë, që kapi këtë moment, transmeton Telegrafi.
Ai mbante në dorë një pako me të cilën tenton ta godet macen e pronari e asaj pakoje. Por pasi që macja arrin t’i shmanget goditjes direkte, ai e merr pakon dhe e vendos para derës së shtëpisë.
Jodie Dobson, pronarja e shtëpisë dhe njëherit e maces 9-vjeçare Grayson, mbeti e shokuar kur pa pamjet e kamerës së sigurisë.
“Ai mendoi se ishte ide e mirë të gjuante macen me pakon që e kisha porositur. Me gjasë nuk ishte në dijeni që po filmohej nga kamera”, tha ajo. /Telegrafi/