Site icon Telegrafi

Nuk e arriti me Juventusin, De Ligt synon ta fitoj Ligën e Kampionëve me Bayernin

Matthijs de Ligt u largua nga Juventusi pas tri viteve qëndrim në Allianz Stadium për t’iu bashkuar Bayern Munichut.

Qendërmbrojtësi holandez synonte të fitonte Ligën e Kampionëve me Zonjën e Vjetër, por një gjëje të tillë nuk ia arriti.

Gjithsesi mbrojtësi tulipan vazhdon të ëndërroj ‘Championsin’ dhe shpreson që këtë ëndërr ta bëj realitet me Bayernin.

23-vjeçari ka thënë se erdhi koha për një sfidë të re dhe kjo ishte arsyeja e largimit nga Zonja e Vjetër.

“Më pëlqeu vërtet periudha te Juventus, por ndjeva se kishte ardhur koha për një sfidë të re”, u shpreh De Ligt.

Tutje qendërmbrojtësi holandez ta se ka bërë një hap para në karrierë ku Bayerni ka ambicie të fitoj Ligën e Kampionëve.

“Juve është një ekip i madh, por ardhja këtu ishte një hap tjetër për mua, sepse Bayern ka ambicie për të fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh De Ligt. /Telegrafi/

Exit mobile version