Liverpooli regjistroi humbjen e dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve dhe pas katër xhirove mbeti në kuotën e gjashtë pikëve.
Skuadra e Jurgen Klopp ishte inferiore sa i përket notës mesatare (6.37) në raport me ekipin që e fitoi ndeshjen, Crvena Zvezda (7.23).
Nota më e ulët në këtë sfidë ka shkuar për Daniel Sturridge (5.8), ndërsa më mirë nuk kanë kaluar as portieri Alisson Becker (5.9) dhe Trent Alexander-Arnold (5.9).
Lojtari kryesor i skuadrës, Mohamed Salah, është vlerësuar me notën 6.7.
Vlerësimi më i mirë ka shkuar për qendërmbrojtësit, Joel Matip (7.1) dhe Virgil van Dijk (7.0).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të Liverpoolit:
/Telegrafi/