Sllovakia dhe Rumania kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit E, duke bërë që këto dy kombëtare të kalojnë tutje.
Realisht, për këtë ndeshje është shkuar dhe biseduar shumë gjatë javës, duke e ditur që barazimi do t’i dërgonte tutje.
Ondrej Duda shënoi për sllovakët, ndërsa Razvan Marin barazoi shifrat nga pika e bardhë për rumunët.
Sllovakia si skuadër kishte notën 6.87, ndërsa Rumania pak më poshtë me 6.81.
Lojtari më i mirë në fushë te sllovakët sipas SofaScore, ishte Martin Dubravka me notën 7.3, ndërsa te rumunët shkëlqeu anësori Nicusor Bancu me notën 7.4.
Dávid Hancko ishte më i dobëti në fushë nga dy skuadrat me notën 6.2.
Notat e lojtarëve të Sllovakisë dhe Rumanisë
/Telegrafi/