Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ferran Torres në minutën e 13-të duke realizuar për 1-0 pas asistimit të Dani Olmos.

Shqipëria tregoi forcën e saj duke rrezikuar në disa raste portën e spanjollëve në pjesën e dytë, por duke mos arritur që të gjejnë golin.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Dani Olmo që pati notën 8.3, ndërsa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe David Raya (8.0), Daniel Vivian (7.9) dhe Alejandro Garnacho (7.8).

Lexo po ashtu Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja

Tek Shqipëria lojtari më i mirë në fushë ishte Kristjan Asllani me notën 7.6, ndërsa paraqitje solide patën edhe Jasir Asani, Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti dhe Thomas Strakosha me 7.1.

Dështimi i ndeshjes fatkeqësisht doli të jetë Nedim Bajrami i cili për 70 minuta lojë u vlerësua me notën 6.2.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

 

Exit mobile version