Roma është mjaftuar me një gol për të marrë pikë të plota në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Luigi Ferraris si mysafir i Sampdorias.
Giallorossët e deshën më shumë fitoren, ashtu që kanë marrë notë mesatare lehtësisht më të lartë se ekipi vendas.
Mesfushori Bryan Cristante ka marrë notën më të lartë në ndeshje, mirëpo edhe lojtarët e fazës mbrojtëse (përjashtuar Roger Ibanezin) kanë marrë vlerësim solid.
Tomasso Augello i skuadrës nikoqire ka marrë notën më të ulët, mirëpo edhe paraqitja e Stephan El Shaarawy e Andrea Belotti lë për dëshiruar.
Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për të gjithë lojtarët e përfshirë në ndeshjen Sampdoria 0-1 Roma. /Telegrafi/