Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 7-1 ndeshen e luajtur në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka gjetur fitoren pas tri ndeshje pas të, pasi kanë fituar në Santiago Bernabeu ndaj La Corunas.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Nacho Fernandez (32′, 88′), Gareth Bale (42′, 58′), Luka Modric (68′) dhe Cristiano Ronaldo (78′, 84), ndërsa për mysafirët shënoi Adrial Lopez (23′).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht sulmuesi portugez, Ronaldo, i cili mori notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për sulmuesin mysafirë, Florin Andone, i cili u vlerësua me notë 5.2. /Telegrafi/
Real Madrid:
La Coruna: