Vetëm një gol u realizua në ndeshjen e bukur kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve që u zhvillua të mërkurën mbrëma ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit.
Duke qenë skuadra fituese, nikoqirët kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi vizitor.
Portieri vendas, Thibaut Courtois, e mbajti të paprekur portën e tij, ashtu që ka marrë notën më të lartë në këtë takim për intervenimet e tij.
Në anën tjetër, edhe pse e pranoi një gol, Alisson Becker ishte meritor që skuadra e tij nuk pësoi me rezultat më të thellë, prandaj ka marrë vlerësim të lartë.
Trent Alexander-Arnold e Diogo Jota janë futbollistët me notat më të ulëta në këtë takim.
Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për lojtarët e të dyja skuadrave në ndeshjen Real Madrid 1-0 Liverpool. /Telegrafi/