Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj PSG-së si mysafir me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të eliminimit direkt.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kingsley Coman, duke i dhënë fitore të madhe bavarezëve.
Pikërisht Coman i rritur te PSG, ishte lojtari më i mirë në fushë me notën 8.8.
Pas tij lartë te Bayern u vlerësua edhe mbrojtësi Dayot Upamecano me notën 8.0.
Lionel Messi u vlerësua me notën 7.1, ndërsa më i dobëti në fushë ishte Achraf Hakimi me notën 6.3.
Notat e lojtarëve të PSG dhe Bayern Munich
/Telegrafi/