Interi ka arritur ta marrë rezultatin e nevojshëm përballë Portos në Estadio do Dragao për të vazhduar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra vendase e deshi më shumë fitoren në ndeshjen që u mbyll pa gola, andaj ka marrë notë mesatare më të lartë se ekipi mysafir.
Andre Onana në njërën anë dhe Diogo Costa në anën tjetër ishin të pakalueshëm, ashtu që i kanë marrë notat më të larta.
Faza ofensive e të dyja skuadrave i ka marrë vlerësimet më të ulëta, duke qenë se nuk ia dolën të realizonin.
Në vijim, SofaScore sjell vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Porto 0-0 Inter. /Telegrafi/