Napoli e ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores bindëse ndaj Eintracht Frankfurt.
Me tre gola të shënuar dhe asnjë të pranuar, Partenopei kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë se ekipi gjerman.
Golashënuesi i dyfishtë, Victor Osimhen, ishte lojtari i ndeshjes në këtë takim, i ndjekur nga realizuesi tjetër, Piotr Zielinski.
Mbrojtja mysafire në përgjithësi kanë marrë vlerësime të ulëta, me qendërmbrojtësin Evan Ndicka që ka marrë notën më të ulët.
SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Napoli 3-0 Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/