Milani ka humbur në San Siro përballë Napolit duke pësuar një gol dhe duke mos arritur të shënojë.
Edhe pse vendasit e humbën ndeshjen, nota mesatare e dy skuadrave është shumë e përafërt.
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka marrë notën më të lartë për mysafirët, por edhe në përgjithësi në ndeshje. Te Rossonerët me paraqitje të mirë është vlerësuar e gjitha faza e mbrojtjes.
Brahim Diaz ka marrë vlerësimin më të ulët te skuadra vendase, derisa te mysafirët notë më të ulët ka marrë Hirving Lozano.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave nga SofaScore për ndeshjen Milan 0-1 Napoli. /Telegrafi/