Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Athletic Bilbao 0-0 Barcelona, Ter Stegen dhe Raul Garcia më të mirët

Marc-Andre ter Stegen (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Athletic Bilbao dhe Barcelona kanë luajtur baras në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga që u zhvillua në stadiumin San Mames.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe nota mesatare e vendasve (6.73) është e përafërt me atë të mysafirëve (6.69).

Lexo po ashtu Barca nuk arrin të fitojë ndaj Bilbaos

Raul Garcia është vlerësuar si lojtari më i mirë i Bilbaos (8.0) dhe njëri prej lojtarëve më të mirë në ndeshje.

Portieri Marc-Andre ter Stegen ishte i pakalueshëm (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Oscar de Marcos është futbollisti që ka marrë notën më të ulët (5.3) te nikoqirët, por edhe në përgjithësi në këtë sfidë.

Portieri katalunas, Marc-Andre ter Stegen, ka bërë paraqitjen më të mirë te katalunasit (8.0), ndërsa Luis Suarez ka marrë notën më të ulët (6.1) te mysafirët.

Superylli i Blaugranëve, Lionel Messi, është vlerësuar më notën 7.1, por as ai nuk arriti t’i ndihmojë ekipit që të fitonte.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Athletic Bilbaos (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version